Albanian

Bufi dhe Macja

I

Bufi dhe Macja u nisën në deti
Në një barke të bukurë dhe bizele të zezë,
Morën me vetë ca mjaltë, dhe mjaft para,
Mbështjellur në një kartmonedhë të pesë lekë.
Bufi i shikonte yjtë përsipër
Dhe kendonte duke luajtur një kitarë të vogël
“O mace këndshme! O mace e dashur,
Qënke e bukurja mace ti,
Qënke,
Qënke!
Qënke e bukurja mace ti!”

II

Macja ia tha Bufit, “O Shpend elegant!
Kenduake ëmbël dhe magjepsësisht!
Le të martohemi! Tepër e kemi shtyrë!
Po çfare do ta perdorim si unaza?”
Po lundronin për një vit dhe një ditë
Në vend ku rritet pemi Bong,
Dhe atje në një pyll, qëndronte një derkuc
Me një unazë në fund të hundës,
të hundës,
të hundës,
Me një unazë në fund të hundës.

III

“Derkuc i dashur, a dëshironi për një shilingë,
Ta shitni unazin tuaj?” U përgjigj derkuci “Po, do”
Pra e morën me vetë, dhe të nesermën
I martoi ata Gjeli Deti që jeton mbi kodër,
Për darkë patën qofte, dhe rriska ftonjve,
Të cilat hëngrën me një lugë runcibël,
Dhe dorë për dore, buze rërës,
Vallëzuan në driten e henës,
E henës,
E henës,
Vallëzuan në driten e henës.

Translated by Dan (UniLang forum)